Lojtarët më të vlefshëm të Superiores/ Një futbollist i Vllaznisë merr kreun, mes 5 më të kushtueshmëve edhe blerja e fundit e Tiranës

Lojtarët më të vlefshëm të Superiores/ Një futbollist i Vllaznisë merr kreun, mes 5 më të kushtueshmëve edhe blerja e fundit e Tiranës

Siç ndodh zakonisht në ndërrimin e viteve, portali “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e futbollistëve në kampionate të ndryshme përfshirë edhe Kategorinë Superiore. Falë këtyre ndërrimeve të vlerave, tashmë ka një emër të ri në majën e listës. Sherif Kallaku, mesfushori i Vllaznisë, rezulton të jetë aktualisht lojtari më i kushtueshëm në Superiore, me vlerën 700 mijë euro të kartonit të tij. Pas krahëve të tij janë dy lojtarët e Egnatias, Mario Dajsinani dhe Arbenit Xhemajli, të cilët kanë pësuar rritje në përditësimin e fundit dhe kartoni i të cilëve vlerësohet 600 mijë euro. Të dy lojtarët në fjalë janë përmendur si emra që mund të largohen gjatë merkatos së janarit pasi ka interes për ta nga klube të ndryshme jashtë vendit. Vendin e katërt në...