Lojërat Mesdhetare/ Kabetaj e 15-ta na garën e rrugës, djemtë e çiklizmit nuk e mbyllin garën, noti e boksi pa bujë

Lojërat Mesdhetare/ Kabetaj e 15-ta na garën e rrugës, djemtë e çiklizmit nuk e mbyllin garën, noti e boksi pa bujë

Në Taranto të Italisë kanë vijuar Lojërat Mesdhetare me garat e disiplinave të ndryshme sportive, ku kanë marrë pjesë disa sportistë kuqezinj. Në garat e çiklizmit, ekipi shqiptar nuk ka dhënë shumë rezultat, sidomos me meshkujt, që zhgënjyen. Në garën e rrugës, të katër çiklistët kuqezinj nuk e përfunduan dot garën: Gabrielle de Fabritiis, Valentino Kamberaj, Leo Piku e Lukas Sulaj Kloppenborg. Në garën e rrugës për femra, çiklistja shqiptare Nelia Kabetaj u rendit në vendin e 15-të mes 32 garueseve. Ajo dha kohën 2h08’17”, duke qenë në grupin e çiklisteve që dueluan për fitoren. Pra, dha të njëjtën kohë me fituesen, ndërsa Nikol Dollaku nuk e mbylli dot garën. Garat e notit sërish kanë qenë pa shumë “zhurmë” për sportistët shqiptarë. Në 100 metra...