Liverpool surprizon sërish, 100 milionë euro për ish-yllin e Manchester United
7 Janar 2026 19:55 Telesport Liverpool i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që duan Mason Greenwood. Sulmuesi anglez po shkelqen në Ligue 1 tek Olimpique Marseille, ku ka shënuar 15 gola deri tani dhe ka dhënë 4 asiste. Liverpool e sheh 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, pasi egjiptiani pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Megjithatë, marrëveshja me ekipin francez nuk do të jetë aspak e lehtë. Duke parë interesin e shumtë për Greenwood, Marseille e vlerësona të 100 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë. Për Greenwood do të ishte një rikthim në Premier League, pasi më parë ka luajtur për Manchester United.
Burimi:
telesport.al