Liverpool gjen në Bundesliga zëvendësuesin e Salah, Leipzig kërkon 70 milionë euro për 19-vjeçarin
22 Prill 2026 11:18 Telesport Anësori nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, është një nga objektivat e Liverpool për të zëvendësuar Mohamed Salah këtë verë. Talenti 19-vjeçar afrikan luan me Leipzig në Bundesliga. Mësohet se janë zhvilluar bisedime të brendshme te Liverpool se kush duhet ta zëvendësojë Salah, i cili do të largohet këtë verë nga “Anfield”. Dhe lista e kandidatëve nuk është e gjatë. Diomande ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Leipzig, duke regjistruar 13 gola dhe tetë asiste në 32 ndeshje në total. Një talent që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve “big” në Europë. Në fakt, drejtuesit e Leipzig dëshirojnë që 19-vjeçari të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe pse ajo aktuale skadon në verën e vitit 2030. Ai është në...
Burimi:
telesport.al