Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Lista me Balajn në krye, kapiteni i Vllaznisë si golashënues dhe “game winner”
Gara për titullin e golashënuesit më të mirë në Kategorinë Superiore 2025/26 po dhuron rivalitet dhe cilësi, me disa emra që po bëjnë diferencën për skuadrat e tyre jo vetëm me gola, por edhe me gola vendimtarë. Në krye të renditjes qëndron Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, i cili po zhvillon një sezon shumë pozitiv. Me 10 gola të shënuar, prej të cilëve 4 gola vendimtarë (gamewinner), Balaj konfirmohet si pika kryesore e referimit në repartin ofensiv të shkodranëve dhe një nga faktorët kryesorë të suksesit të tyre. Në vendin e dytë renditen dy lojtarë të Dinamos, Saliou Guindo dhe Lorenco Vila, të dy me nga 4 gola dhe 3 gola vendimtarë secili. Kontributi i tyre ka qenë vendimtar për rezultatet pozitive të dinamovitëve, duke...