Lionel Mesi shënon dy gola në fitoren e Miamit, vijon të shkruajë histori në fushat e blerta

Lionel Mesi shënon dy gola në fitoren e Miamit, vijon të shkruajë histori në fushat e blerta

Argjentinasi shënoi dygolësh në fitoren 4-2 të Inter Miamit përballë Orlando Sitit. “Pleshti i shënoi të dy golat në pjesën e dytë, madje njërin në minutat shtesë të kohës së rregullt Adriatik BALLA Kur bëhet fjalë për Lionel Mesin në mendje të vjen klasi i tij me topin në fushën e futbollit, golat dhe asistent e shumta dhe padyshim një lojtar që po shkruan çdo ditë histori në këtë sport. Argjentinasi, i kompletuar tashmë me shumë trofe ekiporë dhe individualë, fitues i shumë topave të artë dhe i kupës së Botës në vitin 2022, tani po shkruan histori në SHBA, me Inter Miamin, ndërkohë që nuk ka ndërmend të tërhiqet pasi ka statistika të admirueshme për një futbollist yll. Ndërkohë, për vitin e 22-të rresht,...