Lihet pas humbja në Kupë, te Bylisi mendojnë kampionatin për shpëtimin e sezonit

Lihet pas humbja në Kupë, te Bylisi mendojnë kampionatin për shpëtimin e sezonit

Bylisi ka shkuar nga disfata në disfatë dhe pas humbjes me Partizanin në shtëpi, erdhi edhe ajo me Vllazninë, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ku kualifikimi duket shumë i vështirë. Ballshiotët nga ajo që u shpreh edhe stafi pas ndeshjes, duket se vëmendjen e kanë te ndeshja e kampionatit me Teutën në Durrës, ndaj edhe forcat e skuadrës janë përqendruar te kjo transfertë. Mallakastriotët kanë si synim që të bëjnë kthesën, ndonëse do të luajnë në një duel mjaft të vështirë dhe me një skuadër që në shtëpinë e vet shfaqet si “kockë e fortë”. Trajneri Mirel Josa dhe stafi nga dje kanë zbritur në fushën e blertë dhe kanë nisur që të mendojnë për duelin me durrsakët, i cili...