Liga Unike Meshkuj/ Vllaznia dhe Apolonia fitojnë ndaj rivalëve kosovarë, zhgënjen skuadra e Teutës
Këtë mesjavë janë luajtur tri ndeshje të Ligës Unike në basketboll për meshkuj, turneu ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në Grupin A, skuadra e Vëllazënimit, kampione në fuqi, mundi me lehtësi 109-69 Teutën, ende pa asnjë fitore në këtë turne. Ndeshje e dominuar nga kosovarët, që udhëheqin renditjen bashkë me Besëlidhjen. Në Grupin B, skuadra e Apolonisë fitoi në sekondat e fundit 79-77 ndaj Go Peja, në një ndeshje me emocione në fund. Për skuadrën fierake, që korri fitoren e parë, u dallua Campbell, autor i 34 pikëve. Fitore të rëndësishme korri edhe Vllaznia, që në fushën e saj triumfoi 79-70 ndaj Golden Eagle Ylli (të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë). Për shkodranët ky është suksesi i dytë radhazi në këtë turne. Liga Unike-Meshkuj...
Burimi:
telesport.al