Liga Unike/ Besëlidhja e pamposhtur mund sërish Teutën, Apolonia triumfon ndaj Vllaznisë
6 Mars 2026 10:21 Telesport Janë luajtur takimet e radhës së Ligës Unike në basketboll për meshkuj, që kanë dhuruar dy ndeshje “derbi” me ekipet e Superligës shqiptare. Në Grupin A, ekipi i Besëlidhjes fitoi 87-80 ndaj Teutës jashtë fushe. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fundin e saj. Dean me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për lezhjanët, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Memçaj për durrsakët. Në Grupin B, skuadra e Apolonisë triumfoi me lehtësi 89-62 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Fier. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, me vendasit që shkëputen dhe triumfojnë falë 23 pikëve të Campbell dhe 20 pikëve të Bate. Liga Unike-Grupi A Teuta – Besëlidhja, 80-87 Vëllaznimi – Bora, 89-80 Liga Unike-Grupi B...
Burimi:
telesport.al