Liga “Gjergj Kastrioti”/ Tri ekipe shqiptare sigurojnë kualifikimin, Vllaznia e Ferizaj garë për “biletën” e fundit

Liga “Gjergj Kastrioti”/ Tri ekipe shqiptare sigurojnë kualifikimin, Vllaznia e Ferizaj garë për “biletën” e fundit

Pas takimeve të raundit të pestë, luajtur të dielën, janë konfirmuar 3 nga 4 ekipet gjysmëfinalistë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Turneu mbarëkombëtar i volejbollit gradualisht po i afrohet fundit të fazës së grupeve. Në Grupin A, Partizani fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut të Kosovës (25-13, 25-20, 22-25, 25-12), duke siguruar vendin e parë në grup. Garë e fortë për vendin e dytë mes Vllaznia e Ferizaj, me kosovarët që fituan 3-0 (25-18, 25-23, 25-20) dhe parakalojnë me 1 pikë shkodranët në renditje. Në Grupin B, ekipet e Skënderbeut dhe Tiranës kanë siguruar matematikisht kualifikimin. Korcarët mposhtën 3-0 Pejën (27-25, 25-18, 25-12), duke siguruar edhe vendin e parë në grup. Ndërsa bardheblutë u mundën 3-0 nga Drita (25-20, 25-18, 36-34), por Tirana mbetet...