Liga “Gjergj Kastrioti”/ Përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra, ja skuadrat e kualifikuara

Liga “Gjergj Kastrioti”/ Përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra, ja skuadrat e kualifikuara

Janë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e raundit të 6-të dhe të fundit të Ligës “Gjergj Kastrioti në volejboll për meshkuj e femra, turneu mbarëkombëtar mes Shqipërisë e Kosovës. Edhe pse janë ende tri takime për t’u zhvilluar, ato do të jenë thjesht formalitet, pasi janë përcaktuar ekipet që shkojnë në gjysmëfinale. Meshkujt – Fitorja 3-0 e Partizanit ndaj Vllaznisë në kryeqytet (25-14, 25-18, 25-21) ka nxjerrë nga gara skuadrën shkodrane në Grupin A. të kuqtë e mbyllën grupin në vendin e dytë dhe do t’I shoqërojë në këtë kualifikim Ferizaj, që luan sot. Në Grupin B, të kualifikuara janë Skënderbeu e Tirana, që do të luajnë më 4 shkurt. Femrat – Në Grupin A, të kualifikuara në gjysmëfinale janë dy ekipet shqiptare të Pogradecit...