Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake
Pas shortit të Champions dhe Ligës së Europës, në Nion të Zvicrës ishte radha për Ligën e Konferencës. Ky short u rezervua prej orës 14:00 për kompeticionin e tretë më të rëndësishëm në Europë. Sot u mësua kështu rrugëtimi deri në finalen e madhe të Lajpcig. Ndeshjet e para do të jenë ato të fazës 1/8. Takimet janë me sistemin e zakonshëm vajtje-ardhje, ku e para rezervohet më 12 mars dhe sfida e kthimit me 19 mars. AEK-u i Athinës ku aktivizohet Thomas Strakosha do të përballet me Çeljen. Në anën tjetër është edhe Ivan Balliu, që me Rajo Vajekanon do tentojë eliminimin e Samsunspor. SHORTI PËRFUNDIMTAR Kristal Palas – AEK Larnaka Sigma Olomuk – Mainz Lek Poznan – Shakhtar Donetsk Samsunspor – Rajo Vajekano AZ...
Burimi:
gijotina.com