Lidhje me rrjete prostitucioni? Ribéry përmendet në “dosjet Epstein”, avokati i francezit reagon ashpër

Lidhje me rrjete prostitucioni? Ribéry përmendet në “dosjet Epstein”, avokati i francezit reagon ashpër

10 Shkurt 2026 12:16 Alfred Lleshi Përfshirja e emrit të Franck Ribéry në dokumentet e publikuara së fundmi lidhur me hetimin mbi Jeffrey Epstein ka habitur publikun, por avokati i ish-lojtarit ka sqaruar se bëhet fjalë për një “fake news”. Sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Ribéry përmendet gjashtë herë në deklarime të atribuara të tjerëve, duke përmendur episode dhune dhe lidhje të dyshuara me rrjete prostitucioni. Një incident përshkruan tentativë sulmi ndaj një dëshmitari, si dhe ndërhyrje nga policia. Ribéry, 42 vjeç, me 81 paraqitje për kombëtaren e Francës, nuk ka pasur asnjë procedim gjyqësor. Avokati i tij tha: “Është një lajm i rremë. Do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore për të ndjekur përgjegjësit e këtyre lajmeve, që dëmtojnë dinjitetin e...