Lewandowski te Juventusi? Flet Douglas Costa: Do t’ia këshilloja këtë gjë gjithë jetën
30 Mars 2026 11:08 Alfred Lleshi Douglas Costa nuk ka dyshime; Robert Lewandowski do të ishte perfekt për Juventusin. Ish-lojtari brazilian i “Zonjës së Vjetër”, tani aktiv në Serie D me Chievo, deklaroi për “Tuttosport”: “Robert shënon në çdo mënyrë. Te Juventusi do të ishte shumë i dobishëm, do ta këshilloja gjithë jetën ta vishte fanellën bardhezi. Ai shënon kudo dhe do ta bëjë këtë edhe për disa vite. Do të ishte perfekt për bardhezinjtë”. Megjithatë, Costa nënvizoi vlerën e lojtarëve aktualë: “Bardhezinjtë e kanë tashmë një lojtar të madh përpara. Vlahovic është një pikë referimi. Ai mund të zhvillohet akoma, ka moshën e duhur, në garën për vendin e 4-t do të jetë vendimtar. Ka gjithçka për ta çuar Juventusin në Champions”. Costa gjithashtu...
Burimi:
telesport.al