Lewandowski: Nuk kam frikë ta mbaroj karrierën, po mendoj për pas futbollit

Lewandowski: Nuk kam frikë ta mbaroj karrierën, po mendoj për pas futbollit

6 Janar 2026 7:52 Alfred Lleshi Robert Lewandowski, në një intervistë për podcastin “High Performance”, tha se nuk ka frikë nga mbarimi i karrierës si futbollist: “Po filloj të përgatitem për këtë, të mendoj për gjërat që mund të bëj pas futbollit”. Sulmuesi polak, 37 vjeç, e përfundon kontratën me Barcelonën më 30 qershor, por nuk përjashtohet mundësia të luajë edhe një sezon, ose të vazhdojë në destinacione të tjera. Ai pranoi se futbolli është pjesë e rëndësishme e jetës, por jo e gjithë jeta: “Kur isha i ri mendoja vetëm për futbollin, tani e di që jam pranë fundit të karrierës. Nëse ndjej ndryshim në trupin tim, do të jem gati të ndaloj”. Lewandowski tregoi për rolin e tij në Barcelonë: “Kur erdha, klubi donte...