Lewandowski jep kushtrimin te polakët: Nuk është ndeshje e zakonshme, Shqipëria vlen Botërorin

Lewandowski jep kushtrimin te polakët: Nuk është ndeshje e zakonshme, Shqipëria vlen Botërorin

21 Mars 2026 10:41 Alfred Lleshi Sulmuesi me eksperiencë Robert Lewandowski ka dhënë një mesazh të qartë përpara sfidës ndaj kuqezinjve tanë, duke theksuar se Polonia duhet të ruajë fokusin maksimal dhe një qasje plotësisht profesionale. Sipas tij, kjo përballje është një hap vendimtar drejt objektivit madhor, kualifikimit në Botërorin 2026, jo ndeshje e zakonshme. Ai nënvizoi se suksesi mund të arrihet vetëm përmes unitetit dhe lojës si ekip, duke e konsideruar këtë ndeshje jo si të zakonshme, por si një moment kyç ku çdo detaj mund të bëjë diferencën: “Unë nuk po i afrohem ‘play off’-it kundër Shqipërisë sikur të ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Po e trajtoj si një gjysmëfinale ‘play off’-i që duhet ta fitojmë. Më pas do të luajmë finalen...