Leonardo godet Milanin: Largimi i Maldinit si drejtor sportiv tregoi qasje arkaike
11 Maj 2026 12:55 Alfred Lleshi Leonardo, ish-lojtar, trajner dhe drejtues i Milanit, foli për rolin e drejtorit sportiv dhe mungesën e Paolo Maldini te kuqezinjtë. “Roli i drejtorit sportiv ka ndryshuar. Shumë skuadra nuk kanë më drejtor sportiv me peshë reale. Sot ndikojnë shumë algoritmet. Nuk jam kundër tyre, por gjithmonë kam menduar se duhet të ndihmojnë vendimin, jo të jenë vetë vendimi. Nëse ke Paolo Maldinin te Milani, nuk e di çfarë algoritmi mund të më thotë se është më mirë pa të”, – deklaroi Leonardo. Kur u pyet sa i mungon Maldini te Milani, ai u përgjigj: “Jo vetëm mua, por të gjithëve. Është figurë që duhet të jetë në botën e futbollit. Ka qenë drejtues me sukses maksimal në klubin ku...
Burimi:
telesport.al