Leo Messi bëhet “mister 200” me Argjentinën, ja statistikat e tij mbresëlënëse
Lionel Messi do të zhvillojë sonte, pas mesnatës, ndeshjen e tij të 200-të me Argjentinën, në debutimin e Kupës së Botës 2026 kundër Algjerisë. Shumë larg duket tashmë 17 gushti i vitit 2005, kur në një miqësore ndaj Hungarisë (1-2), ylli argjentinas regjistroi ndeshjen e parë me “Albiceleste”, duke luajtur vetëm 25 minuta dhe u ndëshkuar me karton të kuq menjëherë pasi hyri në fushë në pjesën e dytë. Që atëherë kanë kaluar 199 ndeshje, me 117 gola, 64 asistime dhe 16.380 minuta lojë, si edhe 4 trofe madhorë: Kupa e Botës 2022, “Copa América” 2021 dhe 2024, si dhe “Finalissima” 2022. Gjatë kësaj rruge, Messi ka përjetuar gjithçka: nga humbja e dy finaleve radhazi të “Copa América” me penallti kundër Kilit në vitet 2015 dhe...
Burimi:
telesport.al