Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Legjionarët/ Torino humbet, Kristian Asllani merr notë të dobët
Në Itali luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i lojtarëve të përfaqësueses tonë, praktikisht kontigjenti më cilësor i Kombëtares. Në këtë kontigjent disa lojtarë janë pjesë e formacionit bazë të skuadrës së trajnerit Silvinjo dhe është fakt që Serie A ka qenë “fabrika” që ka furnizuar skuadrën kombëtare të futbollit me elementët kryesorë. Këtë edicion, lojtarët më me peshë nga Kombëtarja që luajnë në Serie A janë Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani. Ky i fundit ka kaluar nga Interi te Torino. Në fillim pati nisje të mire por javët e fundit ka dobësi që mediat italiane ia kanë vënë në pah në analizat e tyre. Kështu, referuar mediave sportive italiane, skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata...