Legjionarët/ Muçi, Uzuni dhe Seferi vendimtarë me skuadrat e tyre, Cristian Shpendi shkëlqen me dy gola e asist. Strakosha & Pilo kampionë në Greqi
Edhe kjo fundjavë solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë, me kuqezinjtë që vijojnë të jenë protagonistë me golat, asistet dhe sukseset e skuadrave të tyre. Një nga arritjet më të rëndësishme të javës erdhi në Greqi, ku Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo u shpallën kampionë me AEK Athens. Skuadra e tyre fitoi 2-1 ndaj Panathinaikos, duke siguruar titullin e 14-të kampion në histori, ndërsa të dy futbollistët shqiptarë ishin titullarë në këtë takim vendimtar. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Ivan Balliu me Rayo Vallecano. Skuadra spanjolle siguroi kualifikimin në finalen e UEFA Conference League, pas triumfit ndaj Strasbourg në gjysmëfinale, duke realizuar një sezon historik në arenën europiane. Protagonist absolut ishte Ernest Muçi në kampionatin turk....
Burimi:
sportekspres.com