“Legjendat flasin”, Migjen Basha i kthehet karrierës:L Kulmi im të luaja me Shqipërinë në Europian

“Legjendat flasin”, Migjen Basha i kthehet karrierës:L Kulmi im të luaja me Shqipërinë në Europian

Adriatik BALLA Migjen Basha ka dhënë një intervistë në emisionin “Legjendat flasin”, intervistë e hedhur në kanalin e FSHF-së. Ndërmjet të tjerave ai flet për karrierën e tij me përfaqësuesen, nga moment kur aplikoi për pasaportë e deri kur luajti në Europianin 2016 me fanellën kuqezi. “E gjithë procedura u avancua në momentin kur De Biazi u afrua te Torino. U avancua, sepse donin që unë të isha pjesë e Shqipërisë sa më shpejt. Më kujtohet shumë mirë, sepse pavarësisht se ka qenë kohë shumë e gjatë, unë e kam marrë dritën jeshile pak kohë para ndeshjes me Norvegjinë, në mars 2013. Nga ai moment kam qenë pjesë e Kombëtares dhe u hapën dyert për të gjithë çunat nga Zvicra që vinin pastaj në Kombëtare”,...