Lega bën një përjashtim, Fylkrug gati debutimi te Milan

Lega bën një përjashtim, Fylkrug gati debutimi te Milan

Me fitoren ndaj Veronës (3-0) të lënë pas, nuk ka vend për festime te Milani. Programi kërkon menjëherë një provë të re, me ndeshjen jashtë fushe kundër Kaljarit më 2 janar. Kjo i detyron kuqezinjtë të shtojnë ritmin, me vendime që duhen marrë shpejt dhe një formacion që duhet ndërtuar pothuajse menjëherë. Ndërkaq trajneri Masimiliano Alegri po shqyrton nëse do ta përsërisë formacionin e parë kundër Veronës, edhe sepse disa alternativa nuk janë në dispozicion. Tej problemëve apo pikëpyetjeve për Rafael Leao apo Matia Gabia, lajme të mira vijnë nga fronti sulmues. Gjemani Niklas Fylkrug pjesë e Uest Hem, është gati të debutojë falë një përjashtimi të dhënë nga Lega Serie A, duke i dhënë Alegrit një “armë” shtesë për udhëtimin në Sardenjë ndaj Kaljarit./Sportiim.al/...