Leclerc: Ky sezon do të jetë vendimtar për të ardhmen time te Ferrari
Siç u përmend edhe në prag të këtij sezoni në Formula 1, ky vit do të jetë vendimtar për të ardhmen e shumë figurave kyçe në botën e Ferrari. Duke filluar me drejtorin e ekipit Frederic Vasseur, duke vazhduar më pas te pilotët, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, me këtë të fundit që ende pret shansin e tij për kampionatin. Në këto gara të para, Ferrari është dukur qartë si forca e dytë në pistë, pas një super Mercedes. Madje ka një ndjenjë të moderuar optimizmi në Maranello, me shpresën se përditësimet do t’i japin SF-26, duke nisur nga gara e ardhshme në Majemi, një shans për të sfiduar “shigjetat e argjendta”. Vitin e kaluar u fol disa herë se Charles Leclerc ishte në shënjestrën...
Burimi:
telesport.al