Lecce e “fiksuar” pas Ramadanit, aktivizon të drejtën e rinovimit
Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim: Lecce ka aktivizuar të drejtën për të rinovuar kontratën me Ylber Ramadanin deri në 30 qershor 2027. Kontrata aktuale skadonte në fund të këtij sezoni, qershor 2026. Ramadani rifitoi statusin e tij këtë sezon, duke u rikthyer sërish në një titullar fiks pasi është aktivuar në 20 ndeshje, ka munguar vetëm në një rast, për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve. Di Francesco beson shumë te Ramadani, aq sa spostoi Medon Berishën përpara për t’i bërë një vend Ramadanit. Me këtë lëvizjë, Lecce largon Ramadanin nga merkato. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com