Leão stërvitet edhe ditën e pushimit, Saelemaekers në dyshim për Romën

Leão stërvitet edhe ditën e pushimit, Saelemaekers në dyshim për Romën

21 Janar 2026 14:14 Alfred Lleshi Surprizë në Milanello. Në ditën e dytë të pushimit të dhënë nga Massimiliano Allegri, i vetmi lojtar jo i dëmtuar që u paraqit për stërvitje individuale ishte Rafa Leão. Numri 10 kuqezi, shpesh i kritikuar për mungesë angazhimi, po tregon prej javësh një fytyrë të re. Ai po punon edhe në ditë pushimi për të përmirësuar gjendjen fizike dhe kapërcyer shqetësimin në aduktor, çka shpjegon komente si “Leão nuk shpërthen më”, “nuk e sulmon më kundërshtarin”. Allegri po e shndërron në qendërsulmues. Leão sulmon zonën kundërshtare, shënon me kokë (kundër Genoa), godet me të majtën (goli i fitores ndaj Cagliari) dhe vepron më shumë në zonë. Risi është edhe loja si “10”, me pasime vertikale të menjëhershme, si asistimi për...