Leao dhe penalltia e humbur shpëtojnë Milanin nga turpi, Genoa-s i ikën fitorja nga duart në shtesë (video)

Leao dhe penalltia e humbur shpëtojnë Milanin nga turpi, Genoa-s i ikën fitorja nga duart në shtesë (video)

Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Genoa, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 19-të në Serie A. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Genoa-s dhe mos largimit siç duhet i topit nga Davide Bartesaghi, Ruslan Malinovskyi kroson në zonë, Lorenzo Colombo dërgon topin në rrjetë, në minutën e 28-të. Sulmuesi 23-vjeçar është lojtar i Milanit, por këtë sezon është i huazuar te Genoa. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Genoa-n. Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e vakët për Milanin. Në minutën e 58-të, Cristian Pulisic gjen golin, por anullohet nga VAR për prekje me dorë të topit nga amerikani. As zëvendësimet e kryera nga Max Allegri nuk është se dhanë ndonjë efekt. Barazimi...