Lazio eliminon kampionët në fuqi të Bolognas nga Kupa e Italisë
Kupa e Italisë ka mbyllur të mërkurën fazën çerekfinale, me këtë raund që u luajt me takime teke. Fitorja e Lazios kundër Bolognas u dha të drejtën bardhekaltërve që të marrin biletën e mbetur për në gjysmëfinale, me çiftet pasardhëse që do jenë Lazio – Atalanta dhe Inter – Como. Këto duele do jenë me sistemin vajtje-ardhje, teksa ndeshjet e para do luhen në datat 4 mars dhe ato të kthimit më 22 prill.Eliminimi i Bolognas, kampione në fuqi e Kupës së ItalisëNë stadiumin ‘Renato Dall’Ara’ vendasit e Bolognas barazuan 1-1 kundër Lazios në kohën e rregullt. Ishte Bologna që kaloi në epërsi me golin e Castros pas gjysmë ore lojë, ndërsa Noslin barazoi në minutën e 48-të. Me kohën e rregullt që u mbyll...
Burimi:
ntv.al