Lautaro “kurorëzon” Espositon: “Ka qenë vendimtar”. Pio: “Kapiteni, burim frymëzimi”

Lautaro “kurorëzon” Espositon: “Ka qenë vendimtar”. Pio: “Kapiteni, burim frymëzimi”

8 Maj 2026 13:29 Alfred Lleshi Interi fitoi titullin e 21-të kampion falë një sulmi spektakolar; 82 gola në 35 ndeshje. Në qendër të suksesit ishin Lautaro Martínez, Marcus Thuram, Francesco Pio Esposito dhe Ange-Yoan Bonny. Esposito foli me vlerësim për trajnerin Chivu: “Nuk të fal asgjë. Më ka dhënë besim të pakushtëzuar që nga dita e parë në Botërorin e Klubeve”. Sulmuesi i lindur më 2005 shtoi për Lautaron: “Numrat flasin për të. Për ne të rinjtë, fakti që nuk kënaqet kurrë në stërvitje është frymëzim”. Nga ana tjetër, Lautaro deklaroi besnikëri ndaj Interit: “Jam besnik ndaj projektit të Interit, këtu ndihem si në shtëpi. Familja ime është e lumtur dhe nuk kam arsye të mendoj për diçka tjetër”. Kapiteni zikaltër vlerësoi edhe Chivun:...