Las Vegas organizon lojërat më kontroverse në histori, aty ku dopingu lejohet zyrtarisht

Las Vegas organizon lojërat më kontroverse në histori, aty ku dopingu lejohet zyrtarisht

Në Las Vegas është zhvilluar eventi sportiv më i diskutueshëm i viteve të fundit, i quajtur “Enhanced Games”, një lloj Olimpiade ku përdorimi i substancave të dopingut jo vetëm lejohet, por edhe promovohet hapur nga organizatorët. Rreth 40 atletë elitarë morën pjesë në garat e notit, atletikës dhe ngritjes së peshave, me synimin për të thyer rekordet botërore. Organizatorët kishin vendosur 25 milionë dollarë shpërblime, ndërsa çdo rekord i ri shpërblehej me 1 milion dollarë. Në këtë event përdorimi i testosteronit, hormoneve të rritjes dhe substancave të tjera të ndaluara nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) konsiderohet pjesë normale e garës. Organizatorët pretendojnë se të gjitha substancat janë të ligjshme dhe të miratuara nga autoritetet amerikane të barnave, por mjekët paralajmërojnë për rreziqe serioze shëndetësore, përfshirë dëmtime të zemrës,...