Largimi i Dumfries, pasardhësi i tij, vlera e Barellës dhe “sikleti” me Lukakun…; Ausilio flet hapur për Interin
8 Qershor 2026 13:14 Alfred Lleshi Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e klubit, duke prekur tema të ndryshme. Për Dumfries zbuloi se marrëdhënia mes tyre ka qenë “shumë e sinqertë dhe e ndershme”. Ai tregoi se gjatë rinovimit të fundit, holandezi kishte shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re para se të mbushte 30 vjeç, ndaj Interi i kishte dhënë një klauzolë largimi të veçantë. “Dumfries do të zëvendësohet nga një lojtar po aq i rëndësishëm, i fortë dhe ndoshta më i ri”, – tha ai. Për Barella hodhi poshtë zërat mbi një vlerësim prej 45 milionë eurosh: “Nicolo nuk është në treg, prandaj nuk ka çmim. Nëse vjen një ofertë prej 500...
Burimi:
telesport.al