Lara Colturi, shpresë për medalje, në sfidën e parë, skiatorja u rendit në vendin e katërt 

Lara Colturi, shpresë për medalje, në sfidën e parë, skiatorja u rendit në vendin e katërt 

Shqipëria është shumë pranë një momenti historik në lojërat olimpike dimërore “Milano-Cortina 2026”, falë një paraqitje shumë të mirë nga skiatorja Lara Colturi. Sportistja kuqezi ka shkëlqyer në lëshimin e parë të slalomit gjigant, duke regjistruar kohën 1:03:97, rezultati i katërt më i mirë i garës. Performancë kjo, të cilën e ndan me Norvegjinë dhe Suedinë. Colturi rriti ndjeshëm shpejtësinë në sektorin e tretë dhe të katërt, duke arritur kulmin e performancës, një arritje që rrit pritshmëritë për një rezultat historik të vendit tonë. Në këtë disiplinë do të garojë edhe skiatorja tjetër shqiptare, Semire Dauti, e cila nis nga pozicioni i 57-të. Emocionet pritet të arrijnë kulmin në lëshimin e dytë, që nis në orën 13:30, momenti vendimtar ku do të përcaktohet renditja përfundimtare...