Laporta reagon kundër Xavi-t: Me të njëjtët lojtarë Flick-u fiton, Xavi nuk fitonte dot
Joan Laporta ka reaguar pas intervistës së fundit të Xavi Hernandezit. Ish-mesfusori katalanas ka thënë për “La Vanguard”-un se presidenti aktual nuk dëshironte rikthimin e Messi-t. Ai gjithashtu ka treguar se u ndje keq kur mësoi se klubi po negocionte me Flick-un pas shpinës së tij. “Intervista e Xavi-t më befasoi dhe më lëndoi. E kuptoj që ai është i lënduar. Me të njëjtët lojtarë, Flick-u fiton… dhe Xavi nuk fitonte dot. Me Xavi-n shihja se ne do të humbim dhe me Flick-un shoh se do të fitojë”, ka dëklaruar Joan Laporta./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com