Laporta i përgjigjet Ksavit: Akuzat e tij bëhen për të më dëmtuar mua, është i keqpërdorur

Laporta i përgjigjet Ksavit: Akuzat e tij bëhen për të më dëmtuar mua, është i keqpërdorur

Adriatik BALLA Në radhët e Barcelonës ka zhvillime interesante dhe kjo ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve të asamblesë së klubit për zgjedhjen e presidentit të ri, e ku në garë është dhe presidenti aktual Huan Laporta. Por ky i fundit që shihet edhe si kandidati favorit për tu rizgjedhur ka reaguar pas intervistës që Ksvi Hernandez dha për të përditshmen katalanase ‘La Vanguardia’. Në një deklaratë për median spanjolle, Laporta shprehu keqardhjen për akuzat e bëra nga Ksavi Hernandez. “Kur je president i një klubi duhet të marrësh vendime shumë të vështira dhe mua m’u desh të marr një vendim të vështirë, me Ksavin po vazhdonim të humbisnim dhe me Flik nisëm të fitonim. Me të njëjtët futbollistë Ksavi humbiste dhe Flik fitonte”, tha...