Lamine Yamal frikëson Spanjën tre ditë para finales së madhe (video)

Lamine Yamal frikëson Spanjën tre ditë para finales së madhe (video)

16 Korrik 2026 20:10 Telesport Tre ditë para finales së madhe ndaj Argjentinës, te Spanja janë të frikësuar për gjendjen fizike të Lamine Yamal. Gjatë seancës së parë stërvitore të spanjollëve në New Jersey, Lamine Yamal u pa me një fashë në kofshën e majtë dhe nuk mori pjesë në asnjë stërvitje në grup. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe frika te tifozët spanjollë është shumë e madhe. Fasha është në vendin që u dëmtua gjatë pjesës së fundit të sezonit me Barcelonën, gjë që ka shtuar ankthin te kampi i “La Rojës”. Megjithatë, deri tani nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës mbi gjendjen e Yamal. Kujtojmë se Yamal nuk ka qenë në gjendjen e tij fizike më të...