Laçi dhe Seferi protagonistë në Turqi, gjejnë golin, “skuqet” Ajeti (VIDEO)

Laçi dhe Seferi protagonistë në Turqi, gjejnë golin, “skuqet” Ajeti (VIDEO)

Prej vitesh, Turqia është kthyer në një “oaz” për futbollistët shqiptar. Pas magjisë së Muçit ishte radha e dy legjionarëve kuqezi të gjenin rrugën e rrjetës në këtë javë të futbollit turk. Qazim Laçi gjeti golin në sfidën kundër Goztepe-s. Në minutën e 60-të, nga pika e bardhë e penalltisë, Laçi u tregua i saktë duke barazuar shifrat përkohësisht në 1-1. Protagonistë në këtë takim ishte edhe Arda Kurtulan, zbulimi i Albana Bushit, por që ka vendosur të mos përfaqësojë për momentin Shqipërinë, pasi nuk dëshiron të jetë një huaj në Turqi, të marrë vendin e ekstrakomunitarit. Në fund, Goztepe triumfoi 3-1 përballë Rizespor. Jo vetëm në Superligë, dy legjionarë kuqezi ishin protagonistë edhe në Kategorinë e Parë. Taulant Seferi, edhe pse nuk preferohet më...