Zyrtare/ Nis aventura e re për Griezmann, sulmuesi francez prezantohet te klubi amerikan
Orlando City ka realizuar një nga transferimet më të bujshme në historinë e tij, duke njoftuar afrimin e sulmuesit francez Antoine Griezmann nga Atletico Madrid. Griezmann do t’i bashkohet skuadrës amerikane në muajin korrik, pas përfundimit të sezonit në Spanjë. Ai pritet të firmosë një kontratë deri në sezonin 2027-2028, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Drejtuesit e klubit e kanë cilësuar këtë transferim si historik, duke theksuar se ardhja e francezit përfaqëson një hap të madh për klubin dhe për Major League Soccer. 35-vjeçari vjen në MLS pas një karriere të shkëlqyer në Europë, ku ka luajtur edhe për ekipe si Barcelona dhe Real Sociedad. Ai numëron 298 gola dhe 132 asistime në 792 ndeshje zyrtare. Me kombëtaren e Franca, Griezmann ka...
Burimi:
top-channel.tv