Rrëfimi i babait të Kylian Mbappe: Djali im iku nga shtëpia 12 vjeç dhe nuk u kthye më kurrë

Rrëfimi i babait të Kylian Mbappe: Djali im iku nga shtëpia 12 vjeç dhe nuk u kthye më kurrë

Kylian Mbappe nuk ka pasur një jetë të lehtq. Francezi është detyruar që të marrë vendime që do të ndryshonin gjithçka që në moshë shumë të re. Babai i tij, Wilfried Mbappe foli këtë të premte në një program televiziv francez duke vënë në dukje sakrificat e bëra nga sulmuesi aktual i Realit të Madridit për vite të tëra për t’u bërë një prej futbollistëve më të mirë në botë. Të qenit në majë me Realin e Madridit dhe përfaqësueses franceze nuk ka qenë falas ‘Dua të nënvizoj sakrificat-tregon Wilfried Mbappe-po flasim për sakrificat që bëhen në nivel njerëzor kur e ke djalin që luan futboll. E kam parë Kylian të largohet nga shtëpia kur ishte 12-13 vjeç. Askush nuk e merr parasysh këtë. Tani,...