Plasin polemikat për dëmtimin e Mbappe, Franca akuzon Realin e Madridit: Keni ekzaminuar gjurin e gabuar

Plasin polemikat për dëmtimin e Mbappe, Franca akuzon Realin e Madridit: Keni ekzaminuar gjurin e gabuar

Zbulimet e fundit nga Franca kanë shkaktuar trazira te Real Madrid, në lidhje me gjendjen fizike të Kylian Mbappe. Sulmuesi francez, i cili ishte jashtë fushave që nga fillimi i marsit për shkak të një dëmtimi në gju, është rikthyer tashmë në dispozicion të kombëtares së Francës për ndeshjet ndaj Brazilit dhe Kolumbisë. Sipas raportimeve nga mediat franceze, stafi mjekësor i Real Madridit dyshohet se ka bërë një gabim serioz në diagnozë, duke ekzaminuar gjurin e gabuar të lojtarit. Gazetari Miguel Ángel Díaz ka deklaruar se në vend të gjurit të majtë të dëmtuar, është kontrolluar gjuri i djathtë, i cili ishte i shëndetshëm. Nga ana e tij, Mbappe ka reaguar ndaj spekulimeve, duke theksuar se është plotësisht i rikuperuar: “Ka pasur thashetheme të rreme...