Pas dështimit të Super League, Barcelona kthehet në Shoqatën e Klubeve Evropiane

Pas dështimit të Super League, Barcelona kthehet në Shoqatën e Klubeve Evropiane

Barcelona bëhet sërish pjesë e Shoqatës së Klubeve (EFCA), dikur ECA. Ky organizëm e ka pranuar sërish në radhët e tij klubin katalanas pas asaj që ndodhi me projektin tashmë të dështuar të Super League. Vetë Barcelona konfirmoi gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp. ‘Barcelona bën të ditur se ka marrë komunikimin zyrtar nga EFC që konfirmon pranon rikthimin e klubit si anëtar i zakonshëm të organizmit-theksohej në komunikatën e Barcelonës-pas vendimit të klubit për të mbyllur çdo lidhje me European Super League Company dhe për të prezantuar kërkesën për t’u pranuar, Këshillin Administrativ i EFC miratoi me unanimitet ripranimin e Barcelonës në bazë të statuteve të tij’ Në komunikatën e Barcelonës nënvizohej se vetë presidenti i EFC, Nasser Al Khelaifi, prezantoi personalisht kërkesën e...