MLS, Chicago Fire këmbëngul për të marrë Robert Lewandowskin
Robert Lewandowskit i skadon kontrata me Barcelonën në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim. Polaku ka marrë disa oferta interesante, por ai do të marrë një vendim përfundimtar pas përfundimit të zgjedhjeve në klubin katalanas. Pas 4 sezonesh të zhvilluara në një nivel të lartë, Lewandowski tashmë 37 vjeçar është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij dhe të zgjedhë një skuadër për të vijuar karrierën dhe një prej klubeve të interesuara për të është nga Major League Soccer, pikërisht Chicago Fire. Përpara disa muajsh, trajneri dhe Drejtori Sportiv i skuadrës amerikane, Gregg Berhalter zhvilloi një takim me Robert Lewandowskin dhe agjentin e tij, Pini Zahavi në Barcelonë për të tentuar blejren e kartonit të tij...
Burimi:
top-channel.tv