Lajme të këqija për Barcelonën dhe Hansi Flick, Raphinha pësoi dëmtim muskular, 5 javë jashtë fushave të lojës
Nga Brazili vijnë lajme jo dhe mira për Raphinha.Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi dëmtimin muskular të futbollistit në këmbën e djathtë të pësuar në miqësoren me Francën e fituar nga kjo e fundit 2-1 dhe trajneri Ancelotti lejoi që Raphinha të kthehej në Barcelonë. Dëmtimi i sulmuesit brazilian u konfirmua edhe nga vetë klubi i Barcelonës që nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se futbollisti do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 5 javë. Është ky dëmtim një goditje e fortë për Barcelonën dhe Hansi Flick që e humbasin shërbimin e futbollistit në momentin më vendimtar të sezonit. Kështu, Raphinha nuk do të mundë të luajë ndeshjen me Atletico Madrid në La Liga në 4 prill. Po kështu do të mungojë edhe...
Burimi:
top-channel.tv