La Liga/ Girona thyen Barcelonën në derbin katalanas, ‘i dhuron’ kreun Realit të Madridit

La Liga/ Girona thyen Barcelonën në derbin katalanas, ‘i dhuron’ kreun Realit të Madridit

Girona i dhuron kreun e La Ligës Realit të Madridit. Në Montilivi, Girona fitoi derbin katalanas me Barcelonën të cilën e mundi 2-1 me skuadrën e Hansi Flick që zbret në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Los Blancos. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me Barcelonën që pati shumë mundësi në dispozicion për të shënuar, ndërkohë që edhe Girona u shfaq e rrezikshme disa herë. Shansin e artë për të zhbllokuar rezultatin Barcelona e pati në minutat shtesë kur Dani Olmo fitoi një 11-metërsh. Te pika e bardhë shkoi Lamine Yamal por 18 vjeçari gaboi pasi gjuajtja e tij u përplas në shtyllë dhe me barazimin pa gola skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Rezultati u zhbllokua në pjesën...