La Liga/Dygolësh i Vedat Muriqit, por Mallorca frenohet nga Osasuna(VIDEO)

La Liga/Dygolësh i Vedat Muriqit, por Mallorca frenohet nga Osasuna(VIDEO)

Vedat Muriqi bëhet sërish protagonist në kampionatin spanjoll të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovë vazhdon të shënojë për skuadrën e Mallorcës dhe këtë radhë ai la gjurmë në ndeshjen me Osasunën në fushën e kësaj të fundit duke shënuar 2 gola, por kjo sfidë nuk pati fitues pasi u mbyll me barazimin 2-2. Fillimisht Muriqi shënoi në minutën e 35 të takimit duke shfrytëzuar edhe një gabim të portierit të Osasunës që kishte dalë nga zona, në tentativën për të pasuar me kokë te shokët e tij të skuadrës. Në pjesën e dytë Muriqi shënoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të Mallorcas duke e cuar rezultatin në 2-0. Por skuadra ishullore nuk ishte në gjendje që të ruante këtë avantazh të dyfishtë...