E papritur, Lewandowski gjen klubin e ri, afër marrëveshjes me Chicago Fire në MLS
“Sport” zbulon vendimin e polakut për të vazhduar në kampionatin amerikan karrierën në MLS. Kontrata dyvjeçare dhe “jo”-ja për miliona nga Arabia Saudite. Robert Lewandowski do të largohet nga Spanja dhe Barcelona verën e ardhshme dhe po shqyrton opsionet e tij, me skenarin më të mundshëm që është vazhdimi i karrierës së tij në ligën amerikane, pasi ai ka një ofertë të madhe për një kontratë dyvjeçare nga Chicago Fire. “Leva”, pavarësisht ofertave joshëse nga ekipet e Arabisë Saudite verën e kaluar, qëndroi në Spanjë dhe vendosi të luajë këtë sezon me fanellën e Barcelonës. Ylli 37-vjeçar polak iu bashkua formacionit të ekipit të Barcelonës në verën e vitit 2022, pas një karriere të shkëlqyer në Gjermani me Dortmundin dhe Bayern Munich. Ai ka një kontratë deri në verën...
Burimi:
top-channel.tv