Dygolësh i Nico Gonzales me Atletico Madrid, edhe sa duhet për blerjen përfundimtare nga Juventusi për 30 mln euro
Atletico Madrid mundi Real Sociedad duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampione dhe njëkohësisht duke konsoliduar vendin e tretë në klasifikim. Për këtë Los Colchoneros duhet të falenderojnë edhe Nico Gonzales që në sfidën e së shtunës në Metropolitano shënoi një dygolësh në gjysmëorën e fundit. Nico Gonzales u transferua te Atletico Madrid verën e kaluar nga Juventusi në formë huazimi me të drejtë blerejeje dhe deri tani ka 3 gola të shënuar me fanelën e Atleticos, megjithatë blerja nga ana e klubit madrilen mbetet ende larg Transferimi u konkretizua për një huazim me 1 milionë euro, shifër që mund të rritet me 1 milionë euro më shumë nëse arrihen objektiva të caktuara. Marrëveshja që është e vlefshme deri në 30 qershor të këtij...
Burimi:
top-channel.tv