Barcelona, Xavi Hernandez thyen heshtjen: Ishte arritur akordi për kthimin e Messit, Laporta e pengoi

Barcelona, Xavi Hernandez thyen heshtjen: Ishte arritur akordi për kthimin e Messit, Laporta e pengoi

Xavi Hernandez thyen heshtjen e tij kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga shkarkimi i tij si trajner i Barcelonës. Në një intervistë për La Vanguardia’ ish trajneri i skuadrës katalanse tregoi versionin e tij të fakteve duke mos ia kursyer ‘helmet’ ndaj Joan Laportës, një prej kandidatëve për president të klubit në zgjedhjet e së dielës së 15 marsit. Në intervistën e tij Xavi Hernandez tha se ndihet i lirë për të treguar të vërtetën pas 2 vitesh. ‘Pas largimit tim vendosa të mos bëja asnjë deklaratë për respekt të Barcelonës-tha Xavi-njerëzit e dinë sa e dua këtë klub, e gjithë familja ime është tifoze e Barcelonës. Kam nevojë të shpjegohem, po e përmbaj brenda dhe duhet ta qartësoj’ Xavi tregoi sesi u shkatërrua...