Barcelona nis punën për merkaton e verës, në krye të listës qëndron ylli i Interit
Afati i merkatos verore po afrohet dhe Barcelona duket se ka vendosur në krye të listës së objektivave Alessandro Bastoni. Sipas raportimeve nga Spanja dhe Italia, qendërmbrojtësi i Inter po monitorohet nga afër nga drejtuesit katalanas. Edhe pse nuk ka ende negociata zyrtare, interesimi për Bastonin po shton zhurmën në treg. Mediat katalanase theksojnë se lojtari nuk e ka refuzuar një kalim të mundshëm, ndërsa disa sinjale në rrjetet sociale – përfshirë ndërveprimet me Pau Cubarsí – kanë nxitur spekulime për një transferim të mundshëm. Sipas portalit pranë klubit blaugrana, “Sport”, këto ndërveprime nuk janë rastësore dhe mund të interpretohen si një hap i parë drejt një afrimi mes palëve. Ndërkohë, forma e Bastonit dhe e skuadrës zikaltër ka pësuar luhatje kohët e fundit, çka...
Burimi:
top-channel.tv