Barcelona dhe ‘mallkimi’ i këtij sezoni, 25 shtylla në La Liga
Barcelona duket se ka një ‘armik’ në fushën e lojës këtë sezon dhe ajo është shtylla. Ndeshja me Gironën në Montilivi është e fundit në listën e ‘mallkimeve’ të katalanasve pasi në këtë përballje skuadra blaugrana e goditi dy herë shtyllën dhe të dyja ndodhën në pjesën e parë të ndeshjes. Në fillim ishte Raphinha që u ndal nga shtylla në minutën e 42 dhe më pas Lamine Yamal në momentin e ekzekutimit të penalltisë Në total Barcelona ka regjistruar 25 shtylla në 24 javë të La Ligës dhe 31 në total në të gjitha kompeticionet, statistika këto që tregojnë volumin ofensiv të skuadrës blaugrana. Janë këto shifra që e vendosin skuadrën e Hansi Flick në krye të klasifikimit në të 5 ligat më të...
Burimi:
top-channel.tv