Barcelona dhe gjykimi në ndeshjen e Kupës, Flick: Shkova në dhomën e zhveshjes së arbitrave, më hapën derën, nuk humbëm për shkak të tyre…

Barcelona dhe gjykimi në ndeshjen e Kupës, Flick: Shkova në dhomën e zhveshjes së arbitrave, më hapën derën, nuk humbëm për shkak të tyre…

Barcelona do të luajë të hënën ndeshjen me Gironën në Ligën Spanjolle të futbollit. Trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick doli në konferencën për shtyp për të folur për këtë ndeshje, por trajneri gjerman iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me atë çfarë ndodhi të enjten në ndeshjen e Kupës me Atletico Madrid sidomos me episodin e golit të anuluar të Cubarsi ‘Ndonjëhere ka gjëra që nuk na pëlqejnë. Fola në Madrid me arbitrin në dhomat e zhveshjes sepse doja të dija pse na u anulua goli-tregon Hansi Flick-dhe komunikimi pas asaj ndeshjeje ishte i mirë. Nuk ishte faji i arbitrave që humbëm ndeshjes. Jemi ne ata që duhet të përmirësohemi’ Trajneri i Barcelonës e vijoi më tej tregimin e tij për bisedën me arbitrat...