Akuzat e Xavi Hernandez, reagon Laporta: Më dhemb që Xavi e la veten ta përdornin…

Akuzat e Xavi Hernandez, reagon Laporta: Më dhemb që Xavi e la veten ta përdornin…

Joan Laporta që është në garë për postin e presidentit të Barcelonës në zgjedhjet e 15 marsit ka reaguar pas intervistës që Xavi Hernandez dha për të përditshmen katalanase ‘La Vanguardia’. Në një deklaratë për median spanjolle, Laporta shprehu keqardhjen për akuzat e bëra nga Xavi Hernandez. ‘Kur je president i një klubi duhet të marrësh vendime shumë të vështira dhe mua m’u desh të marr një vendim të vështirë-tha Laporta-me Xavin po vazhdonim të humbisnim dhe me Flick nisëm të fitonim. Me të njëjtët futbollistë Xavi humbiste dhe Flick fitonte’ Më pas Laporta e vijoi kundërpërgjigjen ndaj legjendës së Barcelonës. ‘Më dhemb që e kanë përdorur për të më dëmtuar mua dhe ka sulmuar një njeri të besuar timin-shtoi Laporta-më vjen keq sepse Alejandro...